Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se sot ka nisur faza përmbyllëse e një procesi të gjatë dhe të rëndë gjyqësor në Hagë, duke theksuar se për më shumë se pesë vjet janë rrëzuar një nga një të gjitha akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hamza ka thënë se gjatë gjithë këtij procesi, çlirimtarët tanë, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesor kanë qëndruar me dinjitet dhe me argumente të fuqishme, duke dëshmuar të vërtetën historike të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
“Tashmë pritet që drejtësia, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar”, ka theksuar Hamza, duke shtuar se ekziston bindje e plotë në pafajësinë e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Në fund, besimi ynë është i palëkundur, sepse besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi” ka përfunduar Hamza.
Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se Kosova beson dhe ka përsëritur thirrjen: Liri për çlirimtarët!



Të tjera
Ndjenja se je më i mirë se të tjerët
Limoni ndihmon në menaxhimin e peshës së trupit
Cila është buka më e mirë për diabetikët?