Presidentit të Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, nuk i është dhënë vizë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se ai posedon akreditim zyrtar për Kampionatin Botëror.
Rajoub ishte i pranishëm në ceremoninë hapëse të Botërorit në Meksikë të enjten mbrëma. Ai kishte planifikuar gjithashtu të ndiqte ndeshje të turneut në Shtetet e Bashkuara, por për momentin mbetet në Mexico City, pasi ai dhe disa persona të tjerë të akredituar ende nuk kanë marrë vizat përkatëse.
“Nuk mendoj se është e drejtë t’u mohohet njerëzve të futbollit nga e gjithë bota e drejta për të shkuar në Kupën e Botës”, deklaroi Jibril Rajoub, i cili është gjithashtu një figurë e lartë e lëvizjes politike palestineze Fatah.
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk iu është përgjigjur pyetjeve lidhur me rastin e vizës së Rajoubit, por ka bërë të ditur se një vit më parë vendosi kufizime të reja hyrjeje për personat që posedojnë pasaporta palestineze, përfshirë edhe individët e punësuar nga autoritetet palestineze.



Të tjera
Vetëm 90 minuta mjaftuan: Rregulli i rreptë i FIFA-s u shkel dy herë në ndeshjen hapëse të Botërorit
E ardhmja e Rashford në pikëpyetje, Barcelona gati të heqë dorë nga transferimi i përhershëm
Keni lodhje fizike dhe probleme me pagjumësinë?