Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Klos të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së për angazhimin e tyre në këtë mision humanitar, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në kushte të vështira dimërore.
Ai i ka përgëzuar për përfundimin me sukses të operacionit dhe kontributin e dhënë në mbështetje të autoriteteve shqiptare.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale, duke dëshmuar gatishmëri për angazhim në misione humanitare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.



Të tjera
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të mos shkojmë në zgjedhje
Musliu dënon gjuhën seksiste të Gecit ndaj Çitakut: Nuk do të heshtim përballë fyerjeve
Shurupi i rigonit kundër kollës dhe acarimeve të fytit