Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar 19 kryesues në Suharekë nga 72 sa janë intervistuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.
Aksioni mes Prokurorisë dhe Policisë u zhvillua pas dyshimeve lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.
Hetimi është iniciuar me urdhër të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, transmeton klankosova.tv
Prokuroria bëri të ditur se brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.



Të tjera
Vizita e presidentit turk tregoi forcën e marrëdhënieve dypalëshe
Gallup: Kosova ndër 5 shtetet me mendimin pozitiv për Trumpin, Serbia vlerëson më së shumti Putinin
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve