Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pak ditë pasi Osmani qëndroi në Emirate, ku u takua me emisarin e saj arab, delegacioni i dërguar nga vet ai erdhi në Kosovë me një mision të qartë, shkruan IndeksOnline.
Delegacioni arab erdh në Kosovë për të forcuar mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë.
“Së bashku me delegacionin e Emirateve dhe Ministrin Vitia u mirëpritëm nga stafi e menaxhmenti i QKUK, prindër e fëmijë në spitalin e fëmijëve Sheikha Fatima, të ndërtuar nga Emiratet, si dhe vizituam lokacionin ku do të ndërtohet spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë, i cili bazuar në dakordimin tonë paraprak do të bëhet me mbështetje të Emirateve” shkroi Osmani.
Postimi i plotë:
Pas takimit të shkëlqyeshëm me Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, javën e kaluar në Abu Dhabi, sot patëm nderin të mirëpresim në Kosovë delegacionin e lartë të dërguar personalisht prej tij – me një mision të qartë: mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë, si dhe thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe përmes projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Së bashku me delegacionin e Emirateve dhe Ministrin Vitia u mirëpritëm nga stafi e menaxhmenti i QKUK, prindër e fëmijë në spitalin e fëmijëve Sheikha Fatima, të ndërtuar nga Emiratet, si dhe vizituam lokacionin ku do të ndërtohet spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë, i cili bazuar në dakordimin tonë paraprak do të bëhet me mbështetje të Emirateve.
Mëpastaj vizituam Mitrovicën ku u pritëm nga Kryetari Faton Peci dhe diskutuam edhe idenë e një projekti të ri transformues në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë.
Mirënjohje e thellë për Lartësinë e tij, Presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe për Lartësinë e saj, Sheikha Fatima Bint Mubarak, për mbështetjen, besimin dhe miqësinë e sinqertë ndaj Kosovës.



Të tjera
Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën, epiqendra në Shtërpcë
16 të lënduar në protestë, Policia e Shqipërisë publikon pamjet e pjesëtarëve të saj duke marrë ndihmë mjekësore
Mbështesim integrimin e Ballkanit në BE, pa vonesa