Policia italiane arrestoi një burrë që jetonte në provincën e Breshias me akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, e cila dyshohet se mbeti shtatzënë si pasojë e abuzimit.
Arrestimi u krye nga policia e Lombardisë në përputhje me një urdhër paraburgimi të lëshuar nga Prokuroria.
Incidenti doli në pah pasi fëmija u dërgua në urgjencë nga nëna e saj për dhimbje të forta barku. Testet mjekësore konfirmuan shtatzëninë, duke nxitur raportime dhe nisjen e një hetimi, shkruajnë mediat.
Sipas hetuesve, fëmija ishte abuzuar për vite me radhë nga babai i saj, i cili dyshohet se shfrytëzoi pozicionin e tij brenda familjes. Babai është dërguar menjëherë në burg, ndërsa hetimi vazhdon për më shumë prova./TCH



Të tjera
Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën, epiqendra në Shtërpcë
16 të lënduar në protestë, Policia e Shqipërisë publikon pamjet e pjesëtarëve të saj duke marrë ndihmë mjekësore
Mbështesim integrimin e Ballkanit në BE, pa vonesa