Ka përfunduar dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.
Në fund të kësaj seance u bë e ditur se nesër fjalët përfundimtare do t’i thotë mbrojtja e Hashim Thaçit.
Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se nesër në orën 09:00 do të nis deklaratën përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, nesër (të mërkurën) në orën 9:00″, shkroi ai.
Avokati shpërndau një postim të Speciales për transmetimin e deklaratës përmbyllëse.



Të tjera
Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve
Policia e Kosovës godet kr*imin e organizuar ndërkombëtar
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete të shkallës së ulët