Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar të martën një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit janë trajtuar çështje që lidhen me ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse, prokurimet, si dhe angazhimin e përbashkët në misione dhe iniciativa ndërkombëtare.
“Takim i frytshëm me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ndërtimin e kapaciteteve, prokurimet dhe angazhimin e përbashkët në misione dhe iniciativa ndërkombëtare”, ka shkruar Maqedonci.



Të tjera
Shtoni peshë shëndetshëm me këto metoda natyrale
Tërmeti, Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep udhëzime për qytetarët – nuk raportohet për dëme
Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve