Kryetari i legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se ka pasur konsensus që nënkryetarët të votohen në pako.
“Propozimi i tyre ka qenë i qartë që të shkohet në votim në pako, pra pakoja e nënkryetarëve të votohet, e pesë nënkryetarëve bashkë. Ka pas konsensus për votimin e kryetarit/es, nënkryetarëve”, ka thënë Basha.
Lidhur me këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, ku tha se tani kur VV-së i duhet me e kamuflu zgjedhjen e nënkryetarit nga Lista Serbe, votimi në pako është në rregull.
“Tash kur VV’së i duhet me e kamuflu diqysh zgjedhjen e nënkryetarit nga Lista Serbe, votimi në pako është OK. T’q… parimet. Mashtrues”, ka shkruar Mushkolaj.



Të tjera
Mjaltë me arra, ilaçi 100 për qind natyror
Ambasadori britanik mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për zbatimin e Ligjit për të Huajt
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK