Pas tërmetit të regjistruar sonte në Kosovë, një qytetar nga Prizreni ka raportuar për dëme materiale në një market, ku si pasojë e lëkundjeve janë rrëzuar produkte dhe rafte brenda objektit.
Qytetari, përmes një postimi, ka theksuar se tërmeti është një kujtesë për njerëzit që të tregojnë durim dhe solidaritet në këto momente.
“Tërmeti është një shenjë e fuqisë së Allahut dhe një kujtesë për njeriun që të kthehet te Zoti. Në këto çaste, kërkohet durim, lutje dhe solidaritet, sepse çdo sprovë ka urtësi dhe çdo vështirësi kalon me besim”, ka shkruar ai.
Deri më tani, nuk ka raportime zyrtare për të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po mbledhin informacion mbi dëmet eventuale materiale të shkaktuara nga lëkundjet.
Epiqendra ishte në Shtërpcë, me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, derisa lëkundjet janë ndjerë në tërë Kosovën .



Të tjera
“Kemi pasur krisje”, Londrimi tregon pse Elijona dhe Klodi nuk ishin pjesë e ceremonisë së tij për promovimin e albumit
Kurti pas homazheve në Prekaz: Epopeja e Jasharëve është në thelb të historisë së popullit tonë
“Jemi ndër favoritët e Botërorit”, Dembele flet edhe për Deschamps e Zidane