Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sonte territorin e Kosovës, përkatësisht zonën juglindore, në rajonin Prizren–Shtërpcë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, bazuar në të dhënat e Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, tërmeti ka ndodhur në orën 22:09 sipas kohës lokale.
Autoritetet kanë bërë të ditur se tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në disa pjesë të Kosovës, për shkak të forcës relativisht të lartë dhe thellësisë së cekët.
Deklarata e plotë:
Tërmet në zonën Prizren-Shtërpcë
Prishtinë, 10.02.2026 – Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 10/02/2026 në orën 22:09 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit
Thellësia hipoqendrore ishte 5 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.144; 20.985)
23 km Lindje të Prizrenit .
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës për shkak të forcës se lartë, njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.



Të tjera
Largojeni kokëdhimbjen me pak kripë
Ushqimet që rrisin performancën e trurit
Zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj, bleni më pak lodra