Deklaratat përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar dje.
Fjalët përfundimtare i ka dhënë edhe Mbrojtësi i viktimave.
Ndërkohë, sot është dita e paraparë për fjalën e fundit të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, i cili ka njoftuar se në orën 09:00, do të nisë deklarata përmbyllëse e mbrojtjes.
“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.



Të tjera
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumnicë të Podujevës
Avokati i Thaçit – gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, këtë ua kërkon ligji
Procesi në Hagë rrezikon të deformojë të vërtetën historike të Luftës së Kosovës