LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, mëson Tëvë1 nga burime brenda kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, vendimi është marrë sot gjatë një takimi që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar me deputetin Dimal Basha dhe deputeten Albulena Haxhiu, ku është diskutuar situata aktuale politike dhe procesi i konstituimit të Kuvendit.

Haxhiu pritet të propozohet sërish për këtë post në seancat e ardhshme, në përpjekje për të zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Albulena Haxhiu ka kandiduar disa herë për postin e Kryetares së Kuvendit, në senacat konstituive të herës se kalur mirëpo nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme. Gjatë asaj periudhe, seancat konstituive janë shtyrë vazhdimisht, ndërsa procesi i zgjedhjes së kryeparlamentarit ka dështuar në dhjetëra tentativa.

Në të kaluarën, për shkak të këtyre dështimeve dhe mospajtimeve ndërmjet subjekteve politike, për postin e kryeparlamentarit ishte propozuar edhe Dimal Basha, i cili më pas kishte arritur të votohej.