Çfarë pritet nga seanca e së dielës e Kuvendit? Osmani deklarohet për opsionet dhe shumë çështje tjera

Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit, si dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit, përcjell KosovaPost.

“Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë sonë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve. Besoj fuqishëm se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë këtë mandat me përgjegjësi demokratike në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani

Presidentja ka ritheksuar nevojën bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave shtetërore e historike dhe avancimit të agjendës  euroatlantike.

“Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë! Punë të mbarë dhe suksese në detyrën tuaj të lartë shtetërore!