Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit, si dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit, përcjell KosovaPost.
“Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë sonë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve. Besoj fuqishëm se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë këtë mandat me përgjegjësi demokratike në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani
Presidentja ka ritheksuar nevojën bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik, mbrojtjes së vlerave shtetërore e historike dhe avancimit të agjendës euroatlantike.
“Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë! Punë të mbarë dhe suksese në detyrën tuaj të lartë shtetërore!



Të tjera
Shërbime të reja në kujdesin parësor për fëmijët, firmoset vendimi
Zbulohet më në fund kura për rënien e flokëve
Atmosferë e nxehtë në Madrid: mes debateve dhe hijes së Mourinhos, poshtërimi mund të vijë të dielën në “El Clasico”