Qeveria procedon në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026

Qeveria procedon në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026

Në mbledhjen e parë, Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se vlera totale e buxhetit arrin 4 miliardë euro.

“Sot po e riprocedojmë në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026, të cilin e kishim miratuar më 31 tetor të vitit të kaluar. Nga kjo shumë, për komunat e Kosovës janë planifikuar 867 milionë euro”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Ai njëherësh tha se ky buxhet përfshin edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, e cila do të fillojë të paguhet sapo ligji të hyjë në fuqi.