Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u shpreh e bindur se do të kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Në një konferencë për media, ajo tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë për këtë çështje.
“Jam e bindur se do të arrijmë që shumë shpejt t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare dhe nuk do të shkelim asnjë afat. Ne kemi qenë në vazhdimësi në komunikim me qeverinë, dhe qeveria me Bankën Botërore, dhe jam e bindur që do t’i kryejmë me përgjegjësinë më të lartë obligimet që i kemi”, deklaroi Haxhiu.



Të tjera
VV e konfirmon: Arbërie Nagavci është emëruar Shefe e Grupit Parlamentar
Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga kreu i AAK-së
Nuk jam kandidat për president të vendit