50 mijë euro gjobë janë dhënë për mjedis në këto 5 muajt e parë të këtij viti, ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fitore Pacolli, përmes një positmi në rrjetin social në Facebook.
Sipas Pacollit ky është vetëm fillimi.
Postimi i plotë:
Arkëtohen mbi 50 mijë euro nga gjobat e shqiptuara nga Inspektorati i Mjedisit
Në Inspektoratin e Mjedisit në kuadër të MMPH kemi nisur një qasje të re, të vendosur dhe pa kompromis ndaj ndotësve të mjedisit.
Gjatë vitit 2026, Inspektorati Mjedisor ka shqiptuar 28 gjoba në fusha të ndryshme, duke arkëtuar mbi 50 mijë euro nga këto gjoba.
Ky është vetëm fillimi.
Do të rrisim intensitetin e inspektimeve në terren dhe do të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e pasurive tona natyrore!.



Të tjera
Shenjat që jep trupi 1 muaj para sulmit në zemër
Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet
Egjipti i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s dhe po kërkon dënime drastike, ata veçuan dy gabime themelore