Arbërie Nagavci është shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.
“Po, shefe e grupit eshte zgjedhur deputetja Arberie Nagavci”, konfirmoi për Gazetën Express, Manxhuka.
Nagavci e cila mbeti jashtë kabinetit qeveritar, mbrëmë gazetarëve u tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti qysh në zgjedhjet e 9 shkurtit për angazhime të tjera.
“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera… Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera”, tha Nagavci mbrëmë.



Të tjera
Hargreaves: Britania e Madhe kërkon llogaridhënie të autorëve për sulmin në Banjskë, ata duhet të përgjigjen para drejtësisë
Çiftet që kalojnë shumë kohë së bashku janë më të lumtur
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshirjen e zbardhjes së vr@sjeve të paslu*ftës