Arbërie Nagavci është shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.
“Po, shefe e grupit eshte zgjedhur deputetja Arberie Nagavci”, konfirmoi për Gazetën Express, Manxhuka.
Nagavci e cila mbeti jashtë kabinetit qeveritar, mbrëmë gazetarëve u tha se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti qysh në zgjedhjet e 9 shkurtit për angazhime të tjera.
“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera… Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera”, tha Nagavci mbrëmë.



Të tjera
Horoskopi i fundjavës! Këto shenja Horoskopi duhet të bëjnë shumë kujdes
Kosova ruan pozitën e 78-të në renditjen e FIFA-s, Shqipëria bie dy vende
6 ushqime që përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të digjni yndyrën