Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion antidrogë këtë të enjte në Mitrovicë të Jugut.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aksionit në parkingun e Stacionit të Autobusëve, është ndaluar për verifikim një person i dyshuar.
Gjatë kontrollit trupor, atij i janë gjetur tri qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 0.99 gram, transmeton KosovaPost.
Ndërkohë është realizuar edhe kontroll në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur një armë e gjatë automatike me një karikator që përmbante 17 fishekë të kalibrit 9×19 mm, si dhe një pistoletë me një karikator të zbrazët.
Armët dhe substanca e dyshuar narkotike janë fotografuar, evidentuar dhe sekuestruar nga njësia e Krimteknikës Rajonale.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.



Të tjera
Luftoni ftohjen dhe kollën me këtë çaj magjik
Kur duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
Ushqimet që ju mbajnë të freskët gjatë verës