Buxheti dhe marrëveshjet e BE-së mbledhin dy komisione parlamentare

Buxheti dhe marrëveshjet e BE-së mbledhin dy komisione parlamentare

Dy komisione parlamentare do të mblidhen sot.

Komisioni për Integrime Evropiane dhe ai për Buxhet, Punë dhe Transfere do të shqyrtojnë Buxhetin e vitit 2026 dhe marrëveshjet me Bashkimin Evropian.

Mbledhja e të dyja komisioneve zhvillohet një ditë pas formimit të tyre në seancën e jashtëzakonshme parlamentare.

Më poshtë rendi i ditës i të dyja komisioneve:

Komisioni për Integrime Evropiane

RENDI I DITËS

Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje;
3. Të ndryshme.
Vendi: N-302Koha: 11:30

13/02/2026Mbledhja e komisionit

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Rendi i ditës:

Miratimi i rëndit të ditës;

2. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.10/L–001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026;

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër” në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim;

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-005 për ratifikimin e marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, punës dhe transfereve, dhe asociacioni ndërkombëtar për zhvillim për projektin “kompas” – qasja gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë.

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-006 për ratifikimin e marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e financave, punës dhe transfereve, dhe asociacioni ndërkombëtar për zhvillim (anzh) për projektin “edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”;

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-004 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për “instrumentin për reforma dhe rritje për ballkanin perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si huadhënës, dhe Kosovës si huamarrës dhe bankës qendrore të Kosovës si agjent i huamarrësit;

7. Të ndryshme.

Vendi: C-203Koha: 12:00