Kancelari gjerman, Friedrich Mertz, tha se Evropa duhet të zgjidhë varësinë e saj “të vetë-shkaktuar” ndaj SHBA-së për të riformuar marrëdhëniet transatlantike.
Merz në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se “askush nuk na detyroi të hynim në këtë varësi të tepruar nga Shtetet e Bashkuara në të cilën kemi gjetur veten kohët e fundit. Kjo varësi ishte e vetë-shkaktuar, por tani e heqim këtë gjendje sa më shpejt të mundemi,” thotë ai.
Ai thotë se kjo do të arrihet përmes forcimit të shtyllës evropiane të NATO-s.
“Supozojmë se mund të kemi mendime të ndryshme më shpesh se në të kaluarën, do të duhet të negociojmë për rrugën e duhur përpara, dhe ndoshta do të duhet të diskutojmë për këtë. Por nëse e bëjmë këtë me forcë të re, respekt të ri dhe respekt për veten, do të jetë në dobi të të dyja palëve”, tha ai.
Ai thotë se shenjat e para të kësaj u shfaqën në një përballje të fundit me SHBA-në rreth Grenlandës, raporton TheGuardian.



Të tjera
Kjo sasi uji çdo mëngjes në lukth të zbrazët është ideale për pastrim të organizmit!
Bashkëpunim Kosovë–SHBA në luftën kundër pastrimit të parave
Kosova stabile në renditjen e re të FIFA-s