Veprimtari i çështjes kombëtare që vepron në ShBA, Harry Bajraktari ka njoftuar se i ka dërguar letër zyrtare presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me shqetësimin e tij për Gjykatën Speciale, aty ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Bajraktari bëri të ditur se përmes kësaj letre, i ka kërkuar presidentit amerikan angazhim për të siguruar që Gjykata e Hagës të garantojë gjykim të drejt për çlirimtarët.
“Si qytetar amerikan dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, sot i kam dërguar një letër zyrtare Presidentit Donald J. Trump, ku kam shprehur shqetësimin tim lidhur me Gjykatën Speciale dhe domosdoshmërinë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për t’u siguruar që ky mekanizëm të garantojë një gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e Kosovës — Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin — dhe për të tjerët që po mbahen në Hagë”, ka shkruar ai.




Të tjera
Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026
10 pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën
Zulfaj: Masat nuk u hoqën pse foli ish-presidentja