A mundet mjalti të na zbusë simptomat e alergjisë pranverore? – Ekonomia Online

A mundet mjalti të na zbusë simptomat e alergjisë pranverore?

Kur zgjaten ditët dhe
koha përmirësohet, simptomat e tmerrshme të alergjive pranverore janë të
pamëshirshme ndaj nesh.

Nëse vuani nga alergjitë
pranverore, me siguri keni provuar çdo gjë deri tani për t’i eliminuar ato.

Jemi të sigurt që keni
provuar mjaft ilaçe kundër alergjive, mirëpo asnjëri nuk ka qenë i efektshëm
dhe afatgjatë.

Çfarë po ndodh me ilaçet
natyrale? Për shembull, me mjaltin. Shumica tregojnë që mund të ndihmojë te
alergjitë.

– Edhe pse ka shije të
mrekullueshme, është legjendë urbane që mjalti mund t’i zbusë simptomat e
alergjive të sezonit, sepse përmban polen nga rajonet të cilat jetojmë, thotë
alergologu dhe imunologu dr. David Bernstein.

Edhe pse mjalti vërtet
përmban polen dhe nuk përmban polene të caktuara nga ajri, i cili shkakton
alergjitë e sezonit, por i cili përhapet nëpërmjet ajrit.

Për t’u shëruar në
mënyrën më të përshtatshme, shkoni te mjeku dhe tregojani simptomat tuaja, ai
do t’ju propozojë terapinë në harmoni me anamnezën tuaj.

Përpos ilaçeve, ekziston
edhe imunoterapia e cila te disa pacientë ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme.

– Imunoterapia alergjike
është mënyra më e mirë që trupi juaj të përshtatet dhe të reagojë ndryshe ndaj
alergjenëve nga ambienti.

Ka ndihmuar te 80 për
qind e pacientëve të cilët i janë nënshtruar imunoterapisë. Fatkeqësisht, ajo
që neve na përket është që duhet të bëjmë atë që nevojitet, mjaft kohë që
vërtet të ketë efekt. /mapo