Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot se Evropa do të duhet të “përcaktojë rregullat e saj të bashkëjetesës” me Rusinë sapo të arrihet një marrëveshje paqeje për t‘i dhënë fund luftës në Ukrainë, me qëllim “për të kufizuar rrezikun e përshkallëzimit”.
“Evropianët duhet të nisin këtë punë, me reflektimin dhe interesat e tyre të veçanta”, tha presidenti francez gjatë Konferencës për Sigurinë në Mynih.
Ai u propozoi evropianëve që të “nisin një seri konsultimesh mbi këtë çështje të rëndësishme”.
“Nëse Evropa dëshiron të jetë në pozicion force për të diskutuar me Rusinë në të ardhmen, vendet e Kontinentit të Vjetër duhet të zhvillojnë në mënyrë aktive mjetet në fushën e mbrojtjes”, theksoi Macron.
The post Macron: Në rast paqeje në Ukrainë, Evropa duhet të përcaktojë rregulla bashkëjetese me Rusinë appeared first on GazetaBlic.



Të tjera
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!
Çfarë duhet të dini para se të bëni vetullat microblanding