Richard Grenell, i cili mbante disa pozicione gjatë kohës së mandatit të parë presidencial të Donald Trumpit, po përjeton rënie në nivelet politike. Një nga arsyet thuhet se është përplasje me shefen e kabinetit të Trumpit, Susie Wiles.
Sipas një burimi pranë Shtëpisë së Bardhë, Grenell ka tentuar të shfaqet si kandidati për zëvendëspresident dhe puna e tij ka qenë e diskutueshme brenda kampit republikan, shkruan dailymail.
Një moment kyç thuhet se ka ndodhur gjatë Konventës Kombëtare Republikane të vitit 2024, kur Grenell u përplas me Susie Wiles për orarin e fjalimit të tij.
Ai i bërtiti asaj, duke thënë se “do të jetë përgjegjëse nëse humbasim zgjedhjet”! Wiles ishte thuajse në lot.
Ky incident, sipas burimeve, shënoi fillimin e rënies së tij – Grenell nuk konsiderohej më seriozisht për pozicione të larta në kabinetin e administratës së dytë të Trumpit.
Ai mohoi konfliktin, duke insistuar se marrëdhëniet e tyre ishin të mira, por Wiles nuk e konfirmoi kurrë publikisht këtë version.
Një nga incidentet që e përkeqësoi situatën ishte përpjekja e Grenellit për të organizuar një takim mes Aleksandar Vuçiq dhe Donald Trump në Floridë në maj 2025 – takim që nuk u mbajt.
Zyrtarisht u tha se Vuçiq duhej të ndërpriste udhëtimin për shkak të problemeve shëndetësore.
Sipas burimeve, Wiles personalisht “bllokoi” takimin, duke e lënë Vuçiqin në një situatë të sikletshme dhe duke bërë të qartë se ditët e veprimit të pavarur të Grenellit ishin nën kontroll të rreptë.
Një ish‑diplomat i Serbisë, Nebojsha Vujoviq, tha se shefja e kabinetit të Trumpit i kishte ndaluar Vuçiqit hyrjen në kompleksin e Floridës, edhe pse kishte paguar.
Gjithashtu u raportua se Vuçiq kishte tentuar të hynte në një pritje duke përdorur një emër të rremë.
Disa burime diplomatike thonë se qëllimet e Grenelit shkonin përtej marrëdhënieve bilaterale dhe ishin të lidhura me ndërtimet dhe investimet e një fondi investimesh të dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner në Beograd – një projekt luksoz i hotelit dhe kompleksit memorial me vlerë 500 milionë dollarë, që tani duket se ka dështuar.



Të tjera
Dogana e Kosovës i gjen një personi para të padeklaraura derisa kalonte Merdaren
Gjashtë gjëra që s’duhet t’i afrohen fare dhëmbëve tuaj
“Me kanë smutë s’kisha kesh, kish bërtitë” Anita flet për gjendjen shëndetësore të Ramush Haradinajt