Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratës së ish-shefit të BIA-s dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka deklaruar se Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Evropian.
Sipas Islamit, Vulin ka përmendur mosnjohjen e Republikës së Kosovës si një nga arsyet kryesore të këtij qëndrimi, duke e cilësuar atë si reflektim të orientimit real politik të Serbisë.
Ai e përshkruan Vulinin si një nga politikanët më ekstremë të Serbisë, sidomos në raport me Kosovën dhe vendet e rajonit, duke përfshirë Kroacinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi.
Sipas Islamit, deklaratat e Vulinit pasqyrojnë një qëndrim më të gjerë brenda politikës serbe kundër integrimeve euro-atlantike dhe në favor të afërsisë me Rusinë.
“Vulin vetëm sa ka përmbledhur një qëndrim që është i pranishëm në një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë serbe dhe të establishmentit politik e shtetëror të Serbisë: se vendi nuk është i interesuar për një integrim të plotë në strukturat euro-atlantike”, ka theksuar ai.



Të tjera
Wembley vishet kuqezi: Jurgen Uldedaj mbron titullin e botës më 30 maj
Kurti në takim me Odën Kosovaro-Turke
Spanja zyrtarizon skuadrën e botërorit: Tetë të Barçës, asnjë i Realit