Klinika e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka mbetur pa energji elektrike.
Sebep është bërë një defekt në trafon elektrike prapa kësaj klinike, dhe tashmë ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendngjarje.
“Pas një defekti të paraqitur në një trafo elektrike mbrapa Klinikës së Kirurgjisë, ekipet e shërbimeve teknike kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla për Klanin.
“Gjithashtu, në terren ka dalë edhe ekipi për mirëmbajtjen e trafove nga KEDS, të cilët janë duke punuar në sanimin e defektit”.



Të tjera
Washington, D.C. shpall zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Kosova mund të jetë në NATO deri më 2027
Prishtina s’u përfshi në Buxhet, Përparim Rama nesër mban konferencë për media