Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka kritikuar Qeverinë “Kurti 3” se nuk ka asnjë premtim të ri qeverisë në drejtësi e zbatim të ligjit.
Ai potencon se Qeveria “Kurti 3” është “Qeveri e reprizës”.
“’Kurti 3’ me asnjë premtim të ri qeverisës në drejtësi e zbatim të ligjit! Janë 8 premtime në fushën e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Nga këto, 7 premtime janë të vjetra që nga viti 2021 kur ka marrë pushtetin e plotë politik. Ndërsa, një premtim është retorik! Qeveria ‘Kurti 3’ është ‘Qeveri e Reprizës’. Pra, fjalë të përsëritura dhe retorikë pa qartësi!”, ka shkruar Ramadani.



Të tjera
Kosova mund të jetë në NATO deri më 2027
Prishtina s’u përfshi në Buxhet, Përparim Rama nesër mban konferencë për media
Shea: Qeveria e re e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë