Pas një analize të detajuar të riskut dhe komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, si dhe me Autoriteti Rrugor Shqiptar, është vendosur mbyllja e përkohshme e segmentit rrugor Qafë Thore -Theth.
Vendimi është marrë për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonë. Sipas autoriteteve, situata paraqet rrezik të konsiderueshëm për qarkullimin e automjeteve, duke e bërë të pamundur garantimin e sigurisë në këtë aks rrugor.
Segmenti do të qëndrojë i bllokuar deri në një njoftim të dytë. Për arsye sigurie, ndalohet qarkullimi për të gjitha mjetet, përfshirë edhe borëpastrueset, pasi zona konsiderohet me rrezik të lartë kalimi.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme mbi situatën.



Të tjera
Betohen 17 gjyqtarë të rinj
Shpronësimet e kundërligjshme, aksion i madh në tri komuna të Kosovës
Në Mitrovicë gjenden eshtrat e dy personave të zhdukur gjatë lúftës