Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, krerët më të lartë të shtetit kanë bërë homazhe në nderim të figurave emblematike të historisë dhe rezistencës kombëtare.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe Kryeministri Albin Kurti, kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Me këtë akt nderimi, udhëheqësit shtetërorë kanë rikujtuar sakrificën, përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre figurave në rrugën e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit.



Të tjera
Flamuri i Kosovës mbi Himalaje, një ëndërr e përmbushur e Uta Ibrahimit
Marshi i drejtësisë, qytetarët me vetura e në këmbë drejt “Skënderbeut”
Si t’ua mësoni vlerat etike fëmijës suaj