Rama uron Pavarësinë dhe shpreh solidaritet me katër ish-krerët e UÇK-së

Rama uron Pavarësinë dhe shpreh solidaritet me katër ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke shprehur njëkohësisht keqardhjen që nuk mund të jetë i pranishëm në Prishtinë në manifestimin popullor të solidaritetit me katër ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

 

Ai ka ndarë në rrjetin social Facebook një fotoalbum nga vizita e djeshme në Prishtinë, ku zhvilloi takime të rëndësishme institucionale dhe mori pjesë në aktivitete me simbolikë kombëtare.

Gjatë vizitës, Rama u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin Albin Kurti, ku u diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet aktuale në rajon.

Po ashtu, kryeministri shqiptar mori pjesë në promovimin e librit kushtuar krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

“Me Fotoalbumin e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë, me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan Rama.

Mesazhi i tij vjen në një ditë me rëndësi të veçantë për Kosovë, duke ritheksuar mbështetjen politike dhe morale të Shqipërisë ndaj institucioneve dhe popullit kosovar.