Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalimin e tij në seancën solemnte të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe për procesin në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se Hashim Thaçi , Kadri Vesli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po përballen me akuza të fabrikuara.
“Historia e Republikës së Kosovës, nuk mund të shkruhet e as të kuptohet, pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Ata që udhëhoqën popullin drejt lirisë, sot po përballen me akuza të fabrikuara”, ka thënë Begaj.
Begaj ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë me Kosovën në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit euroatlantik.
Presidenti i Shqipërisë ka thënë se Kosova sot është shtet i konsoliduar.



Të tjera
Shitja dhe blerja, si ndikojnë tek ne?
Për shkak të sheqerit, mëlçia e fëmijëve është sikur te alkoolistët
Gjin tonik dhe kafe është e gjitha ajo që ju duhet që të ngroheni gjatë këtij dimri