Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalimin e tij në seancën solemnte të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe për procesin në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se Hashim Thaçi , Kadri Vesli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po përballen me akuza të fabrikuara.
“Historia e Republikës së Kosovës, nuk mund të shkruhet e as të kuptohet, pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Ata që udhëhoqën popullin drejt lirisë, sot po përballen me akuza të fabrikuara”, ka thënë Begaj.
Begaj ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë me Kosovën në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit euroatlantik.
Presidenti i Shqipërisë ka thënë se Kosova sot është shtet i konsoliduar.



Të tjera
Nuk duhet ta teproni: Sasitë e mëdha të qumështit në ditë mund të shkaktojnë probleme shëndetësore
Mbajtja e kafshëve në zyre e zvogëlon stresin dhe e rritë produktivitetin
Dëmet që sjell konsumimi i alkoolit