Pamjet madhështore të protestës ku morën pjesë qindra mijëra qytetarë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë shpërndarë edhe në arenën ndërkombëtare nga ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Përmes rrjetit social X, Hoxhaj publikoi fotografi dhe video nga protesta e mbajtur në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar mbështetjen masive qytetare për ish-udhëheqësit e luftës çlirimtare.
Pamjet u shoqëruan me një mesazh në gjuhën angleze.
“#Kosovo on its 18th Independence anniversary, calls for justice for the wartime liberation leaders held in The Hague, unjustly.”
Në përkthim:
“#Kosova, në 18-vjetorin e Pavarësisë, bën thirrje për drejtësi për udhëheqësit e luftës çlirimtare që mbahen padrejtësisht në Hagë.”
Hoxhaj, i njohur si bashkëpunëtor i afërt politik i ish-udhëheqësve të UÇK-së, me këtë publikim synon që mesazhi i protestës dhe mbështetja masive qytetare të arrijnë edhe te opinioni ndërkombëtar dhe institucionet e drejtësisë në Hagë.



Të tjera
Ushqimet që në mënyrë natyrale ulin kolesterolin
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin ‘Drejtësi, jo politikë’
Veterani i UÇK-së në BBVK: UÇK nuk luftoi për territore, por për shtëpinë tonë