Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në tri lokacione të ndryshme në veri, ku dyshohej për armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.
Ky aksion u bazua në informacionet e siguruara nga ana e qytetarëve.
Si rezultat i kontrolleve të realizuara, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme armatimi dhe pajisjesh të ndryshme.
Rasti I – Jagnjenic, Zubin Potok
Rreth orës 01:20, njësitë policore kanë kontrolluar një shtëpi të pabanuar në fshatin Jagnjenic të Zubin Potokut. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
95 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
1 emblemë dhe disa spaleta të Policisë së Serbisë.

Rasti II – Zhitkovc, Zveçan
Rreth orës 09:20, gjatë kontrollit në një hambar të një shtëpie të braktisur në fshatin Zhitkovc, Komuna e Zveçanit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:
1 armë automatike AK-47;
1 granatë dore M-57 (prodhim jugosllav);
3 karikatorë të zbrazët të AK-47;
85 fishekë të kalibrit 7.9 mm;
60 fishekë për AK-47;
2 uniforma ushtarake me emblema të Serbisë.

Rasti III – Varagë, Zubin Potok
Rreth orës 12:20, njësitë policore kanë kontrolluar një tjetër shtëpi të pabanuar në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
1 granatë dore;
50 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Në rastin e dytë dhe të tretë, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë bërë tërheqjen e granatave në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këto raste, deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.



Të tjera
Ushqimet që luftojnë lodhjen kronike
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 vjeçar, tentoi ta vrasë gruan në prani të djalit të tyre
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve për paqe në Gjenevë