Pas kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë është pritur në takim edhe nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përcjell KosovaPost.
Ky takim u zhvillua për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, për të cilin Haxhiu dha detaje.
Përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentarja njoftoi se Begajt i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjet e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës, para e gjatë luftës.
“Presidenti Begaj shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në proceset vendore dhe ato integruese evropiane. E falënderova për vizitën dhe urimet, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës, para e gjatë luftës sikurse edhe në periudhat e mëvonshme të shtetndërtimit dhe integrimit ndërkombëtar”.
Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit bëri të ditur se me presidentin e Shqipërisë diskutoi edhe për sfidat e përbashkëta dhe ndanë zotimin për mbështetje të ndërsjellë mes dy shteteve tona shqiptare.



Të tjera
Femrat janë më të bukura në të tridhjetat, ndërsa meshkujt duken më tërheqës me 34 vjet
Të pafajshëm – t’i mbajnë larg familjeve, padrejtësi e tmerrshme
Ne mbijetuam me një zemër të madhe dhe të hapur, duke ruajtur bujarinë shpirtërore dhe gatishmërinë për të ecur përpara