Më 18 shkurt 2008, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.
Presidenti i asaj kohe, George Bush miratoi kërkesën e Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Në deklaratën e atij viti, Sekretarja e Shtetit Rice kishte theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i ngushtë i Kosovës në fillimin e jetës së saj si shtet i pavarur.
“Sot, 18 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve rikonfirmon lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë bashkuar popujt e Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës.
“…Ndërsa Kosova sot nis jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen se do të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i ngushtë i saj.” – Deklaratë nga Sekretarja Rice, 18 shkurt 2008”, thuhet në një pjesë të deklaratës së Rice të cilën sot e ka publikuar Ambasada amerikane.



Të tjera
“Nuk i bie pishman asnjëherë”, Thaçi: U ktheva për të luftuar, populli po përballej me shfarosje
Fluturime direkte Luksemburg – Prishtinë çdo të enjte dhe të dielë me PrishtinaTicket!
Kosova dhe Britania dakordohen për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar