Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë në krime lufte

S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë në krime lufte

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka marrë fjalën gjatë seancës së sotme në Hagë kur katërshja e UÇK-së pritet t’i thotë fjalët përfundimtare.

Ai ritheksoi se nuk ka asnjë raport për Thaçin, pra nuk ka prova që i njëjti kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.

Misheqit shtoi se ZPS nuk jep asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se pse anëtarët e NPK-së pretendohet të kenë transmetuar qëllimin e përbashkët kriminal përmes komunikatave.

“Nu ka asnjë raport për Thaçin. Ju thamë që s’ka prova që Thaçi kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave. ZPS nuk ka ofruar asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se si anëtarët e NPK-së pretendojnë se është transmetuar qëllimi i përbashkët kriminal përmes komunikatave, nëse UÇK ka pasur një zinxhir komandues funksional. Ju thamë gjithashtu se konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së është që Hashim Thaçi nuk dyshohet të ketë qenë i përfshirë në krime lufte apo politikë që shënjestronte të ashtuquajtur kundërshtarë. ZPZ nuk kishte argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore, pra ato nuk kishin përgjigje”, tha Misheqit, njofton Klankosova.tv.

“Ata kishin 45 minuta në dispozicion kur përfunduan kundër argumentet e tyre, por nuk e bënë këtë gjë sepse nuk kishin përgjigje. Kur ata nuk ishin në gjendje që të paraqesin kundër argumente, ZPS tha se kundër përgjigjet e tyre të hënën duke pretenduar se mbrojtja nuk do që ju të bëni punën tuaj, juve gjykatës”, deklaroi ai