“Çlirimtarët të vijnë të lirë”, Haradinaj: Drejtësia e vonuar prapë është padrejtësi

“Çlirimtarët të vijnë të lirë”, Haradinaj: Drejtësia e vonuar prapë është padrejtësi

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin triumfues nga gjykimi në Hagë.

Ai tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë vuajtur mjaftueshëm në Hagë, duke e quajtur padrejtësi, drejtësinë e vonuar për ta.

“Të ia mohosh njeriut krenarinë, të ia fyesh krenarinë edhe vetë forcave të NATO-s, unë mendoj që është rrezik i madh kjo Gjykatë, nëse do të marrë vendim tjetër pos atij lirues. Mjafton me padrejtësinë që i ka mbajtur kaq gjatë, sepse edhe një drejtësi e vonuar është padrejtësi”, tha Haradinaj në “Kosova Today”.

“Po më duket se prapë duan ta kthejnë kohën që shqiptarët t’i përdorin si copë mishi, për të pajtuar disa kriminelë dhe për të bërë një lloj balanci. Sepse fatkeqësisht kështu kanë bërë gjithmonë me shqiptarët”, shtoi ai.