Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të tjerë institucionalë në protestën në përkrahje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke theksuar se organizata vazhdimisht ka kërkuar angazhim institucional.
I pyetur nëse prania e Osmanit në protestë ishte për interesa politike, Sopi tha se OVL-UÇK vazhdimisht u ka bërë thirrje institucioneve që të jenë bashkë me ne dhe për ti dhënë kontribut që ai proces të ketë qasje juridike e jo politike.
“Por ne vazhdimisht kemi bërë thirrje që institucionet e vendit të jenë aktive dhe të jenë në nivel të detyrës. Ju e dini mund të merrni informacione se si ka vepruar shteti kroat kur ka qenë në pyetje gjykimi në Hagë ndaj krerëve të ushtrisë kroate. Dihet që të gjithë mekanizmat janë vënë në shërbim të mbrojtjes së asaj lufte të drejtë edhe të popullit kroat për liri. Po ashtu ne kemi bërë vazhdimisht thirrje që të gjitha institucionet, parlamenti, qeveria, presidenca të jenë bashkë me ne dhe të bëjnë të pamundurën për të dhënë kontribut që ai proces të ketë qasje juridike, jo politike.Po ju e dini se kohëve të fundit kemi pasur probleme edhe me mbrojtjen kur kanë munguar fondet dhe mbrojtësit më të fortë, më të mirë, të cilët kanë qenë të angazhuar në mbrojtje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mungesë fondesh kanë dhënë dorëheqje, janë tërhequr”, u shpreh ai.
Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen në protesta, duke thënë se dera ka qenë e hapur për të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë.
Sopi tutje theksoi se aty nuk po cenohet liria e katë personave, por po cenohet lufta jonë e drejtë dhe pavarësia jonë.
“Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes në protestat tona, ju e dini që ne vazhdimisht kemi bërë thirrje se dera është e hapur për secilin dhe kemi bërë ftesë të gjitha partive politike, të gjitha institucioneve dhe pjesëmarrja e fundit e kemi vërejtur se jo vetëm presidentja, por kemi pasur edhe një numër të caktuar edhe deputetëve, ministrave, të cilët më në fund janë vënë në lëvizje dhe e kanë pa se ky nuk është interes ose qëllim, interesi vetëm dikujt dhe aty nuk po cenohet liria e katër personave, por aty po cenohet lufta jonë e drejtë, po cenohet pavarësia jonë sepse ato do të shkojnë varg kërkesat e Serbisë dhe Rusisë mandej për delegjitimimin edhe të pavarësisë së Kosovës dhe të shtetit tonë”, tha ai.
Ai shtoi se angazhimi institucional është i domosdoshëm edhe përballë procesit që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se Kuvendi, si themelues i kësaj gjykate, duhet të kërkojë më shumë llogaridhënie.
“Prandaj angazhimi i tyre dhe pjesëmarrja e tyre në protesta, po edhe angazhimi i tyre institucional që kanë për detyrë sa më shumë për neve është e mirëseardhur dhe presim edhe angazhime të tjera si të presidencës, si të qeverisë, po ashtu edhe të Parlamentit të Kosovës i cili në momentet e fundit veç ka miratuar një rezolutë dhe është dashur shumë më herët parlamenti ynë, jo vetëm me rezolutë, por të kërkojë llogaridhënie nga ajo gjykatë pasi parlamenti ynë është themeluesi i asaj gjykate dhe është dashur që ta lë një mundësi, një nen atje që kjo gjykatë kohë pas kohe të raportojë themeluesit siç është Parlamenti i Kosovës”, përfundoi ai për GazetaBlic.



Të tjera
Rama flet në Bordin e Paqes: Jemi gati të kontribuojmë me trupat tona në Gaza
Trumpi përmend Kosovën dhe Serbinë në Bordin e Paqes: Më thirrni mua…
Dua të shpëtoj njerëz, nuk më intereson me çfarë çmimi