Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere po shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.
Zyra Ligjore ka kërkuar që në projekt-buxhetin e këtij viti të përfshihet edhe pagesa retroaktive për shtesën për përvojën në punë.
Kjo pasi zyrtarët publikë për disa vite janë paguar për përvojën e punës për 0.25%, për çka është dashur të paguheshin nga 0.5%.
Mirëpo, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se bëhet fjalë për mbi 30 milionë euro që duhet të paguhen në mënyrë retroaktive për zyrtarët publikë.
Për këtë, ai u shpreh se në projekt-buxhetin e sivjetëm është paraparë që zyrtarët publik të paguhen vetëm nga ky vit 0.5% për përvojën e punës.
E për vitet e kaluara kur zyrtarët janë paguar më pak se që duhej, Murati tha se do të gjejnë zgjidhje tjera për t’i rimbursuar në mënyrë retroaktive.
“Na duhet ripërllogaritje tjetër e cila nuk është e reflektuar në ligj. Në rishikim do të shohim ta gjejmë hapësirën fiskale. Aktgjykimi i Kushtetueses ka kërkuar që kjo te reflektohet në Ligjin e Buxhetit. Andaj është bërë llogaritja dhe është të kontigjenca për pagesën për këtë vit. Ideja është se masa buxhetore aktuale është planifikuar për vitin aktual fiskal. Andaj duhet të bëhet një kalkulim tjetër, qoftë përmes ndryshim-plotësimit të Ligjit të Pagave apo të shihet ndonjë mundësi tjetër”, ka deklaruar i pari i dikasterit të Financave.
Kundërshtime pati deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
“Është e vërtetë që përveç reagimeve të sindikatave ka pasur edhe reagime nga disa organizata. Po shihet qartë se edhe ministri e pranon se është obligim që nuk mundet me i ik si shtet. Është mirë me pas mbështetje të kërkesës së Zyrës Ligjore dhe të deputetëve. Do të realizohet një e drejt e cenuar. Mendoj që kemi mundësi ta bëjmë një planifikim të duhur”, ka thënë Lushtaku.
Megjithatë, kërkesa e Zyrës Ligjore nuk gjeti mbështetjen dhe nuk u miratuar në komision.



Të tjera
Behrami për Ramën: Ka pak personalitete në botë që janë në harmoni me veprat dhe trupin, Edi është i madh!
PDK: Nuk e votojmë buxhetin për vitin 2026
Rama i kërkon Trumpit ndërhyrjë për Gjykatën Speciale: Të bëjmë diçka