Bekim Jashari i ka uruar ditëlindjen babait të tij, heroit Hamëz Jasharit.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se sot, babai i tij do të mbushte 76 vjet.
Bekim Jashari po ashtu shtoi se dashuria dhe mirësjellja e babait të tij, po e ndjekin atë dhe motrën e tij.
“Ishe vetëm 48 vjeç kur, në marsin e vitit 1998, në Prekaz, bashkë me familjen, vendose të biesh për Liri. Sot je më i ri se unë, sepse për ty është ndalur koha, kurse për ne të vdekshmit po ecën shpejt”, ka shkruar ai.
“Ishe i dashur dhe i afërt me familjen, por zgjodhe të mos ishe vetëm i yni, zgjodhe të ishe i gjithë shqiptarëve. Për 48 vite jetë ke dhuruar dashuri dhe mirësi për familjen, e cila sot po na përcjell mua, Besartën dhe të gjithë nipat e mbesat e tua. Babush, urime ditëlindjen e 76-të!”, tha Bekim Jashari.



Të tjera
Lladrovci: Ku është Amerika, ne nuk kemi nevojë të kemi frikë të jemi aty edhe ne
Kufjet, brushën, çorapet… mos i ndani me askënd
Grenell poston fjalën e presidentit të SHBA- Për çdo problem me Serbinë, më telefononi mua!