Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive nga Washingtoni në emisionin Rubikon ka folur rreth zhvillimeve në takimin inaugures të Bordit të Paqes.
Osmani deklaroi se sot Kosova mori garanca se e ka mbështetjen e Washingtonit.
“Sot ka qenë një ditë kur e kemi ndjerë peshën e garancisë amerikane në raport me Republikën e Kosovës dhe dua para të gjithë qytetarëve ta falënderoi presidentin Trump”, tha Osmani.
“Kishim mundësi të diskutojmë për çështje të ndryshme edhe me vet presidentin Trump. Pra, ka qenë një ditë e rëndësishme që e ka konfirmuar Republikën e Kosovës ndër shtetet që japin kontribut për paqe. Dhe siç e dini anëtarësimi në secilën organizatë ndërkombëtare ia fuqizon Kosovës subjektivitetin”, theksoi ajo.



Të tjera
Pastruesi i fuqishëm i kolesterolit, me 2 përbërës
Canaj: Rama e di mirë kur i hap temat, veproi drejt për Gjykatën Speciale
Tajvan, të afërmit rrëmbejnë gjyshin 102-vjeçar nga spitali për mos t’ia lënë pasurinë gruas së tij të re