Opinionisti Dardan Sejdiu ka shprehur kritika ndaj buxhetit të Kosovës në vlerë prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026.
Në emisionin Rubikon Sejdiu theksoi se pjesa më e madhe e mjeteve dalin shpejt jashtë vendit.
“Del rroga, shkon në market, për 48 orë dalin paratë nga Kosova, kaq është kjo punë. 73 për qind e 4 miliardëshit shkon, për 48 orë me na dalë nga vendi,” deklaroi ai.
Sipas Sejdiut, vetëm rreth 25 për qind e buxhetit janë të dedikuara për investime kapitale, që sipas tij është e pamjaftueshme.
“Veç 25 për qind janë në investime kapitale. Pse janë investimet kapitale me rëndësi? Numri magjik për Republikën e Kosovës nuk guxon me qenë nën 40 përqind. Investimet kapitale janë parakushti zhvillimor, është infrastruktura rrugore, në shëndetësi, në arsim, për zhvillim urban”, shtoi ai.



Të tjera
Frutat dhe perimet që ngjajnë me organet të cilave u bëjnë mirë
Si të zgjidhni çdo problem të fytyrës vetëm me sodë buke dhe mjaltë?
Harroni dhimbjet e nyjeve me lëvore limoni