Kryetari i OVL-UÇK në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi ka folur për procesin gjyqësor ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Ai në Edicionin Special në Klan Kosova theksoi se nuk ka asnjë bazë që të dënohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare nga Specialja.
Qeriqi e ka cilësuar si skandaloze paraqitjen e Zyrës së Prokurorit të Secializuar në Hagë gjatë fjalës përfundimtare në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“E patë një rast kur thotë se zoti Thaçi ka qenë i zgjuar që ka arritur me e bindur faktorin ndërkombëtar, zotin Clark, me i mashtruar, për me sulmuar Serbinë. Jo, nuk veprojnë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as Bashkimi Evropian në kësi forma, ata i kanë organet e veta, e kanë shërbimin e tyre, mbledhin prova dhe në bazë të provave veprojnë”.
“Nuk munden me ndikuar as sot as kurrë, sidomos tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asnjë person”.
Kryetari i OVL-UÇK-së në Fushë Kosovë poashtu deklaroi se ZPS-ja është munduar në forma të ndryshme për ta njollosur luftën e drejtë, njofton Klankosova.tv



Të tjera
Seancë maratonë prej 18 orësh në Kuvendin e Shqipërisë, PS voton ligjin për diplomatët
Arrat dhe kikiriki mbrojnë nga vdekja e parakohshme
Policia do të vazhdojë kontrollin në ish-shtëpinë e Andrew pas lirimit të tij