Dhënie e ryshfetit në Jarinjë, arrestohet shtetasi serb

Dhënie e ryshfetit në Jarinjë, arrestohet shtetasi serb

Një shtetas i Serbisë është arrestuar sot në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, duke tentuar të korruptojë një zyrtar policor. Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull serb i ka ofruar 50 euro ryshfet zyrtarit gjatë procedurave kufitare.

 

Zyrtari policor ka refuzuar ofertën dhe ka ndërmarrë menjëherë veprimet ligjore, duke çuar në arrestimin e të dyshuarit në vendngjarje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si “Dhënie ryshfeti”.

Ndërkaq, një shtetas i Gjermanisë është ndaluar nga njësitet policore në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka hyrë në mënyrë të paautorizuar nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

I dyshuari u ndalua gjatë kontrollit policor, ndërsa pas shqyrtimit të rrethanave, me vendim të prokurorit kompetent, rasti është proceduar si kundërvajtje.

Autoritetet rikujtojnë se kalimi i kufirit jashtë pikave të autorizuara përbën shkelje ligjore dhe do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.