Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Eko Drenasi”, e cila do të jetë në pronësi të plotë të Komunës së Drenasit
Sipas kryeministrit Albin Kurti, kjo ndërmarrje do të ofrojë shërbime për mirëmbajtjen e ndërtesave dhe hapësirave publike në komunë.
Ai theksoi se janë plotësuar të gjitha kushtet për themelimin e saj dhe se funksionimi i kësaj ndërmarrjeje pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve, si edhe në uljen e kostove.
Themelimi i “Eko Drenasit” u miratua me votat pro të të gjithë ministrave të kabinetit qeveritar.
Ndërmarrja pritet të nisë aktivitetin në kuadër të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike në territorin e Komunës së Drenasit.



Të tjera
Si të kënaqeni me ushqim dhe të mposhtni presionin e lartë të gjakut
Pesë shenjat e çrregullimeve hormonale
Kryetari i Listës Serbe Zlatan Elek dha dorëheqje nga posti i deputetit