Paratë e pashpenzuara nga Buxheti i vitit 2025 janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve.
Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 167 milionë eurosh, të depozituara në Llogarinë e Bankës së Shqipërisë.
Paratë e pashpenzuara nga Buxheti i ministrive dhe institucioneve publike gjatë vitit 2025 janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve.
Minstria e Financave deklaron se ky transferim synon forcimin e stabilitetit financiar të skemës publike të pensioneve dhe për të përmirësuar menaxhimin afatgjatë të saj.
Fondet e pashpenzuara, të cilat zakonisht mbyllen në fund të vitit buxhetor, këtë herë janë orientuar drejt një qëllimi specifik: krijimit të një rezerve shtesë për përballimin e detyrimeve të ardhshme të pensioneve.
Qeveria thekson se Reforma e Pensioneve do të vijojë të zbatohet, me synimin për ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për qytetarët.
Në këtë kuadër, forcimi i rezervave financiare konsiderohet një hap konkret drejt garantimit të pagesave të qëndrueshme dhe të sigurta për pensionistët aktualë dhe ata të ardhshëm, raporton Euronewsal.



Të tjera
5 sjellje të fshehura të një personi abuziv
Dhjetëra kolonë të paligjshëm izr@elitë bastisin Xhaminë Al-Aksa në Kuds në ditën e pestë të Ramazanit
Çaj me majdanoz për të pastruar mëlçinë